U nis për në studion e emisionit, ish-deputeti i PD-së ndalohet live

19/06/2019 - 22:07

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia është ndaluar mbrëmjen e sotme në Tiranë, teksa ishte nisur nga selia blu, në drejtim të Kasharit, ku do të merrte pjesë në emisionin “Open”.

Spahia është lidhur fillimisht në transmetim direkt, por i vënë në dijeni nga gazetarja Eni Vasili se ishte shpallur në kërkim për shkak të përplasjes në KZAZ-në e Shkodrës, Spahia tha se nuk kishte dijeni.

Por Spahia ka pranuar sfidën e deputetit Taulant Balla, i cili e ka ftuar të provojë nëse është në kërkim apo jo, duke udhëtuar nga selia e PD-së, për t’u nisur drejt studios së emisionit “Open”.

I gjithë udhëtimi i tij është transmetuar “live” në Top Channel, deri në momentin kur një patrullë e policisë e ka ndaluar pranë zonës së njohur si “Nisharaku”, dhe më pas kanë kërkuar të shoqërohet në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dhuna ndaj turistëve spanjollë dhe video me pamje si në filmat aksion ku pronari i lokalit “Panorma” në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima ka

Është liruar nga burgu kreu i FRPD-së, Arvit Bushati, pasi dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike protestuan para komisariatit të pol

Nëse mendoni se i nxehti ekstrem kaloi, gaboheni! Kjo javë do të rikthejë temperaturat përvëluese.

Dy turistet e humbura në Alpet shqiptare janë gjetur.

Eugenio Galdón është spanjolli që pa tmerr me sy teksa kishte zgjedhur të vizitonte Porto Palermon në Shqipëri dhe fati e përballi me Mih

Drejtori i Burgut “313”, Maksim Hamitaj, është pezulluar nga detyra për shkak se është gjetur në shkelje duke favorizuar disa të burgosur

25 automjete të gjobitura ditët e fundit nga Policia Bashkiake e Durrësit për parkime të gabuara.

Ergys Brahimaj është 31-vjeçari që humbi jetën pas shembjes së skelës në pallatin ku ai po punonte në Tiranë.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako ka zhvilluar ditën e sotme një takim me tri vajza të vogla durrsake dhe nxënëse shumë të m