Policia e Durrësit informon rreth aksidentit të rëndë që ndodhi sot në hyrje të Durrësit, ku një tren përplasi një djalë të ri.

Policia njofton se i plagosuri ndodhet në spital, ndërsa nuk është identifikuar ende. Ai është rreth 20 vjeç.

Ndërkohë “DurrësLajm” sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

Informacioni Paraprak:

Më datë 20.05.2019, rreth orës 11:00, në lagjen nr.4 Durrës, një shtetas rreth 20 vjeç , ende i paidentifikuar, është aksidentuar nga treni.

Ky shtetas u transportua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.