U prek nga COVID-19, deputeti Gjoni del negativ pas dy javësh

10/08/2020 - 20:54

Deputeti Ralf Gjoni i cili u prek nga COVID-19, pas rreth dy javësh shërohet nga kjo sëmundje. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gjoni, i cili thotë se i është konfirmuar mbrëmë rezultati negativ i testit dhe se ndjehet shumë mirë.

Ai thotë se ka kuptuar gjatë këtyre ditëve se për rreth 80% të njerëzve, frika nga ky virus është amplifikuar falë një vale histerie e lajmesh të rreme që qarkullojnë lart e poshtë. Gjoni apelon për të qendruar larg panikut, por për kujdes maksimal dhe ka edhe disa këshilla.

POSTIMI I GJONIT:

Përshëndetje miq 

Mbrëmë më kanë konfirmuar rezultatin negativ të testit pas dy javësh me Covid 19.

Ndjehem shumë mirë dhe gati për rikthim në normalitet.

Falenderoj Zotin për bekimet e Tij të panumërta si dhe mjekët, farmacisten time, miqtë e fqinjët që më mbështetën gjatë kësaj periudhe izolimi. 

Kam kuptuar gjatë këtyre ditëve se për rreth 80% të njerëzve, frika nga ky virus është amplifikuar falë një vale histerie e lajmesh të rreme që qarkullojnë lart e poshtë.

Ndaj larg panikut, larg lajmeve të rreme, POR ama kujdes maksimal brenda kufijve të llogjikës së shëndoshë njerëzore.

Të rinjtë në veçanti po vazhdojnë të tregohen të pakujdesshëm dhe po refuzojnë të kuptojnë se Covid 19 do disa ditë që të inkubohet në trup përpara se t’ia transmetojnë atë të moshuarve që kanë në shtëpi.

Edhe pse shumica me shumë gjasa do e kalojnë lehtë, 20% e njerëzve do rrezikojnë jetën ose do përfundojnë me komplikacione.

Dhe në kushtet e një vendi si Shqipëria me sistem shëndetësor modest, kujdesi ynë ndaj të tjerëve do ishte një ndihmë e madhe për ekipet mjekësore te tejngarkuara prej rasteve të rënduara nëpër spitale.

Ripërsëris për të gjithë miqtë e mi:

Mos frekuentoni ambiente të mbyllura publike pa maskë.

Lani duart sa më shpesh.

Evitoni në maksimum kontaktet fizike, veçanërisht me të moshuarit.

Nëse ndjeni shenjën më të vogël si temperaturë e lehtë, dhimbje koke, gricje fyti, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, djersitje natën, dhimbje trupi, kollë, bllokim hundësh, humbje e nuhatjes/shijes apo çdo shenjë tjetër gripale, duhet të izoloheni menjëherë e të kërkoni kryerjen e tamponit. 

#RuajVeten #LargPanikut #MbajDistancë #MbroTëTjerët #CovidFree

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) njofton se ditën e nesërme (data 30 shtator) do të mbyllen transmetimet televizive analoge në qarq

SPAK ka nisur të marrë në pyetje personat, në lidhje me hetimin për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Evidentohen dhe goditen 2 raste të zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, arrestohen në flagrancë 2 pronarë su

Paraditja mbetet me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu.

Bashkimi Evropian ka financuar 35,5 milionë euro për rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.

Mbledhja e përbashkët mes qeverise se Shqipërise dhe Kosovës do të mbahet në Tiranë.

Bashkia e Shijakut është ndër të parat që vlerëson transparencën e punës së saj në raport me qytetarët. Për këtë ajo vë në dispozicion të

Tre javë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit – kur Durrësi ishte ende një qytet ‘fantazmë’, kryeministri Edi Rama firmosi në emër t

Oficeri Hekuran Bregu është komanduar ditën e sotme në krye të Operacionit Forca e Ligjit.