U shërua nga COVID-19, Janullatos: Dashuria, gjëja më e vyer në botë

23/11/2020 - 17:45

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale pasi kryepeshkopi Anastas Janullatos u shërua nga koronavirusi.

Janullatos ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata qe e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe të vështirë, ndërsa thekson se dashuria e sinqertë gjithmonë fal fuqi në çastet e vështira të njerëzve.

Gjithashtu, Kryepeshkopi ka shprehur mirënjohje për mjekët dhe infermierët e Pavijonit të Terapisë Intensive të spitalit ku u kurua.

Mesazhi i plotë:

Kryepiskopi Anastas del nga Spitali

Falënderimet e tij të përzemërta

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, pas një trajtimi mjekësor dymbëdhjetëditor në Pavijonin e Terapisë Intensive të Spitalit “Evangelismos”, do të vazhdojë trajtimin mjekësor të nevojshëm në shtëpi, në Athinë.

Duke lavdëruar Perëndinë për ecurinë e kësaj sprove të rëndë, Kryepiskopi shpreh mirënjohjen e tij për mjekët dhe infermierët e Pavijonit të Terapisë Intensive, nën drejtimin e profesoreshës znj. Anastasia Kotanidhu.

Fortlumturia e Tij falënderon nga thellësia e zemrës për urimet vëllazërore shumë të vyera Tërëshenjtërinë e Tij, Patriarkun Ekumenik, z. Vartholome; Fortlumturitë e tyre, patriarkët e Aleksandrisë, z. Theodhor; të Antiokisë, z. Joan; të Jeruzalemit, z. Theofil; të Moskës, z. Kirill; Fortlumturitë e tyre, Kryepiskopin e Qipros; z. Krisostom dhe të Athinës, z. Jeronim, si edhe shumë hierarkë të tjerë të shtrenjtë. Kryepiskopi falënderon ngrohtësisht Hirësinë e Tij Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman, Kryegjyshin Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Arqipeshkvin Mitropolitan të Shkodrës, Mons. Anxhelo Masafra.

Ai shpreh falënderime të ngrohta për mbështetjen e ngrohtë të Shkëlqesive të tyre, për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta; për Kryeministrin, z. Edi Rama; për Presidenten e Republikës së Greqisë, znj. Ekaterini Sakelaropulu; Kryeministrin, z. Kiriako Mitsotakis; për ish-presidentët e Republikës së Greqisë, z. Prokopi Pavlopulos dhe z. Kristo Sarcetakis; për kryetarin e Opozitës Parlamentare, z. Aleksi Cipras; për ish-kryeministrin, z. Andonis Samaras; për ministrat z. Niko Dendias dhe Miltiadhis Varvitsiotis; për z. Miki Theodhoraki, për Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi; për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj; për kryetarin e PBDNJ-së, z. Vangjel Dule; për gazetarë shqiptarë dhe grekë.

Gjithashtu, falënderon me të gjithë zemrën miqtë e panumërt, klerikë dhe laikë, të njohur dhe të panjohur, që e mbështetën me lutjet e përzemërta dhe me shprehjet spontane të dashurisë së tyre gjatë kësaj kohe.

Pjesëmarrja e heshtur në vuajtjen e popullit të Perëndisë ndihmon në mënyrë mistike në arritjen e kohezionit social. Dashuria spontane e sinqertë gjithmonë fal fuqi në çastet e vështira të njerëzve. Dashuria është gjëja më e vyer që mund të ekzistojë në botë. Nga Sekretaria e Sinodit të Shenjtë Tiranë, 23 nëntor 2020.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3331 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 670 qyt

Sandër Lleshaj u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në nëntor 2018 dhe u largua me dorëheqje në 10 dhjetor

Qendra Spitalore “Nënë Tereza” përmes një njoftimi ka sqaruar në lidhje me helmimin e 6 nxënësve në një shkollë private sot në ‘Don Bosko

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të verifiko

Ministria e Mbrotjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka humbu

Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter ka rënë në orët e para të mëngjesit.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por pasdite vranësirat do të i

Rtv Ora dhe Antonio Notto publikuan këtë të martë sondazhin e parë kombëtar, sipas të cilit PS, LSI dhe PDIU kanë një rënie nga zgjedhjet

Zbulohet kontrata “sekrete” e qeverisë shqiptare dhe korporatës farmaceutike “Pfizer” e miratuar një ditë më parë në Kuvend.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që të hetojë nj