Kreu i Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Fuat Vjerdha e ka cilësuar vendimin e KPK-së për shkarkimin e tij, si absurd dhe të pabazuar në argumente ligjore. Në një deklaratë për mediat, Vjerdha deklaron se gjykimi i tij është bërë mbi denoncimin e një avokati që ka bërë dëshmi të rreme.

"Gjykimi im është bërë mbi denoncimin e një avokati që ka bërë dëshmi të rreme. Gjykimi im mbi fakte banale", u shpreh Vjerdha.

Vjerdha rezulton se është një nga 2 gjyqtarët që votuan kundër heqjes së dënimit me burg përjetë ndaj Dritan Dajtit në apelin e krimeve. Ai u shkarkua nga KPK dy ditë më parë.