U skualifikuan nga lista e përfituesve të grantit për rikonstruksion, banorët e Durrësit mblidhen përpara bashkisë

29/06/2020 - 09:20

Banorë të shumtë që  nuk janë futur në listat e miratuara nga Këshilli Bashkiak i Durrësit ditën e premte, kanë janë mbledhur përpara bashkisë që herët në mëngjes.

Dhjetëra banorë kërkojnë që t’iu njihen dëmet sipas listave DS1, DS 2 dhe DS3 pasi pretendojnë se i kanë dokumentet e rregullta sa i përket banesave të tyre të dëmtuara nga tërmeti.

Të premten Këshilli Bashkiak miratoi listën me 6257 qytetarë të Durrësit që do të përfitojnë grantin e rindërtimit. Ndërsa Bashkia njoftoi se të gjithë ata persona që nuk u kualifikuan për të përfituar grantin për rikonstruksion, kanë të drejtë të bëjnë ankimimin brenda 7 ditëve.

“Të gjithë personat që e kanë emrin në listën e personave të pakualifikuar, pasi të informohen me problematikat respektive që janë shënuar në listë, kanë të drejtë të bëjnë ankimim pranë Bashkisë së Durrësit brenda një afati prej 7 ditësh nga dita e shpalljes së vendimit të këshillit bashkiak”.

Por një pjesë e këtyre banorëve që janë skualifikuar nga lista e përfituesve, ndodhen sot përpara bashkisë në pritje për të bërë ankimimin.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më 27 prill 2020, te rruga e tregut të makinave në Durrës, mbetën të vrarë në një atentat dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se, rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 gjatë muaj korrik vjen si rezultat i h

Komuniteti i Myslimanëve i Shqipërisë ka marrë disa masa parandaluese dhe vendime kufizuese në lidhje me jetën fetare duke parë gjendjen

Prej ditës së sotme kanë nisur aplikimet për shkollën e policisë për "Patrullë të përgjithshme".

Shfaqen delfinët në bregdetin e Currilave në Durrës!

Kjo javë nis me një tjetër rekord të rasteve të reja me Covid-19.

Posta Shqiptare Sh.A Fililali Durrës do të fillojë shpërndarjen e pagesave të Personave me Aftësi të Kufizuara dhe kujdestarëve të tyre n

Ditën e sotme kanë nisur përgatitet për të rikthyer spitalin "Shefqet Ndroqi", ose siç njihet si Sanatoriumi, në COVID/2.

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira, të cilat do sjellin mot të kthjellët por që në zonat malore

Një ditë më parë konspiracionisti, Alfred Cako u shpreh se të sëmurët te Spitali Infektiv infektohen qëllimisht. Kjo deklaratë e tij ka s