Gjatë ditës së sotme në media ka qarkulluar lajmi se avokatja e njohur Eni Çobani është shoqëruar në komisariatin e Gjirokastës për shkak të një debati në një seancë gjyqësore me nusen e klientes së saj.

E kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, Çobani e ka mohuar një gjë të tillë, ndërsa ka bërë të ditur se në Gjykatën e Apelit është zhvilluar një seancë normale dhe nuk ka pasur asgjë nga ato që flitet nëpër media.

"E gjitha është një dezinformim. Skandaloze, nuk e di se si ka dalë ky lajm që unë jam shoqëruar në komisariat. Është një lajm i rremë dhe se di se si mund të luhet me figura publike. Unë jam duke u khyer për në Tiranë dhe një gjë të tillë e kam marrë vesh nga të tretë. Në Gjykatën e Apelit është zhvilluar një seancë normale dhe nuk ka pasur asnjë gjë nga ato që thonë mediat", pohoi Çobani.