U tregoi gishtin e mesit protestuesve të Astirit, reagon për herë të parë selia e OSBE

16/10/2019 - 18:51

Pas gjestit të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Berndt Borchardt, i cili pak ditë më parë u tregoi gishtin e mesit banorëve të “Astrit” teksa protestonin para Drejtorisë së Policisë, selia e OSBE-së në Vjenë ka nisur verfikimet për rastin.

Fakti është konfirmuar për SYRI TV nga vetë selia e OSBE-së në Vjenë, e cila është kontaktuar nga redaksia nëse ishte njohur me ngjarjen.

“Po ne jemi të njohur me incidentin. Faleminderit për mesazhin tuaj dhe për shprehjen e shqetësimit. OSBE ka standardet më të larta të sjelljes dhe pritet që edhe të gjithë zyrtarët e saj t’u qëndrojnë atyre. Këto standarde të sjelljes, zbatohen edhe përmes proceseve të forta e të brendshme të cilat ndërmerren sapo informacioni del në dritë në lidhje çfarëdo prishje të supozuar të standardeve të sjelljes. Gjithsesi, këto procese janë çështje të menaxhimit të brendshëm, të adresuara në mënyrë të drejtë, transparente dhe pa asnjë paragjykim për askënd. Prandaj ju do të na mirëkuptoni që ne nuk mund të komentojnë publikisht për asnjë proces që mund të nisë”, thuhet në përgjigjen zyrtare për Syri TV.

Në përgjigjen zyrtare të OSBE-së në Vjenë, qartazi sjellja e ambasadorit Berndt Borchardt është konsideruar si një incident dhe pavarësisht se nuk mund të jepen detaje, e-maili zyrtar flet për rregulla të forta të sjelljes së zyrtarëve të saj rigorozitetin e këtij organizmi të rëndësishëm ndërkombëtar në raport me shfaqje të tilla.

Vetë ambasadori Borchardt, një ditë pas publikimit të pamjeve ekskluzive të SYRI TV, reagoi përmes një statusi në rrjetin social Twitter duke kërkuar ndjesë për sjelljen e tij. Ndërkohë prej disa ditësh presioni i opinionit publik në lidhje me incidentin ku u përfshi ambasadori i OSBE-së është gjithënjë e në rritje ku po kërkohet me ngulm largimi i tij nga Shqipëria.

Në 13 tetor, gjatë mbrëmjes kur një grup banorësh të Unazës së Re po protestonin para drejtorisë së policisë së Tiranës, patën një replikë në distancë me ambasadorin e OSBE-së Bernd Bochardt dhe shoqëruesn e tij ndërsa lëshuan drejt tyre thirrjet “Rama ik” dhe “Shame on you”. Pikërisht në këtë moment ambasadori i OSBE-së i drejtohet protestuesve duke i nxjerrë dy herë gishtin e tij të mesit. /Syri.net

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e KP për prokurorin Artan Bajrami, duke vendosur shkarkimin e tij nga detyra.

Bashkia e Tiranës ka shpallur sot tenderin për projektin e godinës së Teatrit Kombëtar.

110 familje janë pajisur me lejet e legalizimit të një pallati në lagjen nr. 2, në qytetin e Durrësit.

Britania e Madhe ka hapur kufijtë për 57 vende të botës, por Shqipëria nuk bën pjesë në to.

  • Vëmendja u përqendrua kryesisht në boshtin rrugor "Mbikalimi i Shkozetit- Plepa"; segmenti Ura e Dajlanit-Plepa (plazh) dhe

Forca Detare dhe Qendra e Vëzhgimit Detar në Ministrinë e Mbrojtjes do të mbështesin masat për sezonin turistik të 2020.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj përmes një statusi në Facebook iu përcjell një mesazh të rinjve shqiptarë.

550 punonjës të Policisë Rrugore, radarë, kamera, alkoolteste, automjete të uniformuara dhe motoçikleta, për menaxhimin e trafikut rrugor

6389 emigrantë shqiptarë kanë nisur procedurat për të përfituar nga lehtësimet ligjore në Itali dhe për t'u pajisur me dokumente të rregu