UAMD organizoi në Muzeun Arkeologjik një workshop për Skënderbeun (VIDEO)

19/01/2018 - 17:45

   Ditën e sotme, Departamenti i Pedagogjisë i FE të UAMD-së organizoi në Muzeun Arkelogjik të qytetit të Durrësit, workshop-in “Gjergj Kastrioti dhe koha e tij në vështrimet e artistëve”, ku i ftuar special ishte skulptori Qazim Kërtusha.

Ky workshop u realizua nga Prof. Asoc. Dr. Fjoralba Satka dhe Eduina Lushka në vijim të ekspozitës së artit pamor ‘Në gjurmët e Gjergj Kastriotit’,  në kuadër të Javës së Gjergj Kastriot - Skëndërbeut në UAMD’, në bashkëpunim me Muzeun Arkeologjik dhe studiuesit e artit, të cilët kontribuan në realizimin e tij.

Pjesëmarrësit në këtë workshop ishin mësues të shkollave 9-vjeçare të cilët japin mësim lëndën e artit pamor, studentë të programeve master në Mësuesi të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Durrësit, dhe artistë të artit pamor. 

Artisti Kërtusha, foli për bustet e skulptorit dhe të poetit Murat Toptani, bustin e Skëndërbeut ngritur në Kukës në vitin 1939 të Odhise Paskalit, monumentin e Skëndërbeut në Tiranë, grupin skulpturor në muzeun e Krujës dhe monumente dhe përmendore të Skëndërbeut, të cilat janë ngritur në shtete të tjera si Budapest, Gjenevë, Detroit, Itali, Miçigan etj., imazhet e të cilëve u siguruan personalisht nga pjesëmarrësit në workshop. Përjetimet dhe kujtimet personale me artistë të shquar shqiptar: Kristaq Rama, Muntaz Dhrami, Thoma Thomai,  Danish Jukniu, Qazimi nuk nguroi t’i ndante me studentët, të cilët i shoqëronte një kuriozitet dhe dëshirë për të ditur akoma më shumë. 

Piktorja Fjoralba Satka, diskutoi mbi mitin pamor në imazhet e Gjergj Kastriotit Skëndërbeut, duke u fokusuar në dy grupet e veprave artistike. Grupi parë ishin piktura, gravura dhe medalje të realizuara nga artistë europianë dhe turq në periudhën kur Skënderbeu ishte gjallë. Dhe grupi i dytë i veprave, ishin ato të cilat shprehnin vizionin shqiptar mbi heroin historik. Artistë bashkëkohorë si Toni Milaqi, dhe këndvështrimet e tyre të ndryshme ngjallën mjaft entuziazëm dhe debate midis pjesëmarrësve.

Ky workshop synonte të ofronte një rrugëtim për të njohur imazhin e heroit historik përgjatë komunikimit të artistëve në breza, si edhe të ndihmojë mësuesit në zhvillimin e ideve për aktivitete të ardhshme artistike, planifikuar nga ata, në kuadër të vitit të Skëndërbeut. 

Pjesëmarrësit u ftuan të njihet praktikisht me mozaikën dhe procesin e realizimit të saj, ku ata nuk nguruan t’i bashkohen procesit të punës.

Në përmbyllje të këtij workshop-i, u zhvillua një vizitë e veprave të artit në hollin e Muzeut, shoqëruar me guidë të specializuar nga Muzeu.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E diela me diell, ka bërë që qytetarë të shumtë t’i drejtohen zonës turistike të Durrësit, Currilave.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar sot dy foto nga zyra e Kongresmenit amerikan Eliot Engel duke e cilësuar si një kujtim të

Shkon në 40 numri i personave të shoqëruar për veprime të dhunshme gjatë protestës së të shtunës në Tiranë.

Kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme dominojnë të gjithë territorin gjatë orëve të para të ditës.

Tension dhe përplasje edhe në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Protesta e sotme e organizuar nga opozita e bashkuar ka marrë vëmendjen e të gjithëve, e ndërsa disa nga fotot e shkrepura në atë 5 orësh

Protesta e sotme e opozitës së bashkuar solli 16 të lënduar, mes tyre protestues, efektivë të policisë por edhe gazetarë, e ndërsa po ash

Përshkallëzimi i situatës gjatë protestës së opozitës në Tiranë është pasqyruar menjëherë nga Associated Press që flet për një konfrontim

Gjatë protestës së opozitës, një numër i konsiderueshëm gazetarësh, protestuesish dhe punonjës të policisë mbetën të lënduar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka përshëndetur efektivët e policisë që u angazhuan për mbarëvajtjen e protest