Universiteti “Aleksandër Moisiu” në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit, Bashkinë e Tiranës, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Durrës dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, në datën 24 qershor, në Fakultetin e Biznesit, Spitallë do të organizojë “Panairin e Punës dhe të Karrierës”.

Ky panair synon të shërbejë si pikëbashkimi për vendosjen e marrëdhënieve konkrete të komunikimit dhe bashkëpunimit midis ofertës dhe kërkesës në tregun e punës, si dhe për të prezantuar mundësitë që ofron ky treg në Durrës dhe më gjerë.

Në këtë panair do të marrin pjesë sipërmarrje të rëndësishme nga Bashkitë Durrës, Tiranë, Krujë, Kavajë, etj., si dhe përfaqësues të institucioneve kryesore vendore, përfaqësues të projekteve të bashkëpunimit në fushën e arsimit, formimit profesional dhe punësimit, si edhe zyrat vendore të punësimit.

Kompanitë pjesëmarrëse do të ofrojnë:

  • mundësi punësimi
  • praktika profesionale

“Nuk do të mungojë as këshillimi dhe orientimi i karrierës për të gjithë të interesuarit.

Na ndiqni këto ditë në www.uamd.edu.al dhe rrjetet tona sociale për të mësuar më shumë mbi “Panairin e Punës dhe të Karrierës” dhe sesi mund të përgatiteni për të përfituar sa më shumë prej tij.”, shkruhet në njoftimin e UAMD në faqen zyrtare në Facebook.