UAMD, tryezë e rrumbullakët për format e bashkëpunimit midis kërkimit shkencor dhe sektorit privat

11/06/2021 - 13:02

Më datë 9 qershor, 2021, në mjediset e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, u zhvillua një tryezë e rrumbullakët me temë “Krijimi dhe ngritja e formave të bashkëpunimit midis kërkimit shkencor dhe sektorit privat”.

Takimi ishte në kuadër të Projektit “Universiteti në shërbim të shoqërisë në Shqipëri: Prodhimi i përbashkët i njohurive dhe kërkimeve që kanë rëndësi” (USIA). Projekti financohet nga Komisioni Evropian,  Programi Erasmus +, “Ndërtimi i Kapaciteteve në Arsimin e Lartë” dhe ka për qëllim të forcojë  në mënyrë institucionale dhe të qëndrueshme lidhjet e universitetit me biznesin, politikëbërjen, shoqërinë civile dhe mediat.

Të pranishëm në tryezë ishin Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, zv. Rektorë, dekanë dhe pedagogë; Drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, z. Alban Isteri; Kryetarja e “Unionit të Gazetarëve” për Durrësin, znj. Vali Qyrfyçi; përfaqësues të Autoritetit Portual Durrës, Bashkisë së Durrësit, Prefekturës, shoqërisë civile dhe medias.

Në takim u diskutua mbi sfidat për një marrëdhënie më të gjerë dhe më të qëndrueshme të Universitetit me shoqërinë, si dhe u rrahën ide mbi pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve lokalë në shërbimet komunitare.

Nga kjo tryezë, dhe ato të mbajtura në unversitete të tjera, do të dalë një raport me fokus nxitjen dhe bashkëpunimin midis kërkimit shkencor dhe aktorëve të sipërpërmendur në Durrës dhe në Shqipëri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 2,916 testime për persona të

Covid-19, i cili prej më shumë se një viti na ka ndryshuar totalisht jetën, nuk prek vetëm mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes te pacien

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me protestën e maturantëve për

Maturantët e shkollave të mesme në Durrës po protestojnë sot para Drejtorisë Rajonale Parauniversitare në qytetin bregdetar, pasi testi i

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka dalë sot në një deklaratë për mediat lidhur me pretendimet e maturantëve një ditë më parë se provimi i ra

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi organizoi sot një takim për konsultim publik të Draft-Strategjisë Kombëtare të Arsimi

Policia e Lezhës ka ndërmarrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç më datë 12-13 qershor 2021.

Sipas Meteoalb, vendi këtë të shtunë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që

Qeveria greke ka vendosur të pranoj brenda territorit të saj të gjithë personat e vaksinuar, pavarsisht nëse vaksina që kanë injektuar ës

Policia kufitare italiane dhe Guardia di Financa kanë arrestuar në portin e Ankonës 5 emigratë të moshave 20 deri në 40-vjeç me kombësi e