Pas fluturimit të parë ditën e shtunë me studentët e ekselencës, udhëtimi i radhës i "Air Albania", ka ndodhur ditën e sotme dhe të përgjedhurit këtë herë janë 100 pensionistë.

Në një video të shkurtër të publikuar në Instagramin e kryeministrit Edi Rama, dëgjohet teksa një stjuard iu uron udhëtim të mbarë, ndërsa mes tyre shihet edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.