Situata e krijuar në Durrës si pasojë e përmbytjeve është ende larg përmirësimit.

Ndërsa situata duket disi më normale në qendër të qytetit, ku ujërat janë tërhequr dhe lëvizja e këmbësorëve dhe automjeteve bëhet pa probleme, në lagjet periferike si lagja nr.17 apo 18 niveli i ujit është ende i lartë nëpër rrugë.

Raportimet e gazetarëve të DurrësLajm nga terreni bëjnë të ditur se shumë zona janë ende nën pushtetin e ujit, duke krijuar probleme për lëvizjen e qytetarëve.

Shikoni pamjet filmike të regjistruara pak minuta më parë në zonat problematike të Durrësit: