TIRANË- Ujësjellësi i Tiranës bën të ditur se në fund të vitit buxhetor debitoret ndaj kompanbise kanë arritur në një nivel të papranueshëm. 

Në njoftimin për media, Ujësjellësi i Tiranës njofton se të dhënat nxjerrin debitorë jo vetëm konsumatoret privatë, familjarë dhe biznese , por edhe institucione të qeverisë qendrore dhe lokale. 

“Sipas këtyre të dhënave borxhi i institucioneve buxhetore ndaj UKT është 132.153.720 lekë të reja, ndërkohë që borxhi i institucioneve jobuxhetore është 26.022.720 lekë, ndërsa borxhi i Bashkive dhe Komunave është 61.171.477 lekë. 

UKT njofton këto kategori debitorësh se afati i fundit për shlyerjen e detyrimeve është data 21 dhjetor. Në tëë kundërt UKT do të zbatojë për institucionet debitorë në të njëjtin standard që zbaton peë debitorët privatë.