Paraditja paraqitet me kthjellime në të gjithë vendin, por mesdita dhe orët vijuese sjellin shtim të vranësirave fillimisht në zonat jugore dhe më pas në të gjithë territorin duke sjellë shira në jug dhe qendër. Më të konsiderueshme reshjet do të jenë në jugperëndim të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me -3°C, Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetet e Ultësirës Perëndimore me 14-15°C.

Era do fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor-juglindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.