Ulen temperaturat, reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit

14/01/2021 - 07:34

Vendi ynë gradualisht është prekur nga vala e të ftohtit polar që në fillim të kësaj jave kishte përfshirë Evropën. Temperaturat e ulëta dhe lagështia e ajrit do të sjellin reshje dëborë në pjesën më të madhe të territorit, por në sasi jo të konsiderueshme.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -7°C në 01°C, në zonat e ulëta nga 01ºC në 06°C dhe në zonat bregdetare nga 04°C në 8°C.

Era do të fryejë në drejtim Verilindor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje dëbore në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -6°C në 00°C dhe në zonat e ulëta nga -3°C në 03°C.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka iu bën apel shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen në platformën e-A

Vendi ynë mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në ultësirën Perë

Gjykata e Lartë ka kaluar për gjykim dosjen penale ndaj ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorë

Ditën e sotme ka ndërruar jetë mësuesi dhe inxhinieri i njohur Bashkim Sefa.

Policia italiane ka zhvilluar një megaoperacion dhe ka vënë në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin mafioz i

Gjykata Kushtetuese do të kalojë për shqyrtim kërkesën e drejtuar nga Presidenti Ilir Meta, në lidhje me paligjshmërinë e shembjes së Tea

Ambasada gjermane në Tiranë, me anë të një lajmërimi për mediat, bën me dije se nga data 24 janar 2021, të gjithë ata persona që duan të

Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 462 shtetas, pasi nuk zbatuan masat anticovid

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 3314 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 739 qytet

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave 23 deri më 26 janar priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri