Gjatë natës u rikthyen reshjet e dëborës në zonat malore të vendit.

Në aksin Korçë-Dardhë ka rënë 10 cm dëborë. Akset janë të hapura, por në njesinë administrative Lekas dhe dy fshatra të njësisë administrative Lavdar dhe Krushovë, dhe disa fshatra të Gorës në Maliq ka ndërprerje të energjisë elektrike.

Reshje debore dhe erë të fortë ka patur edhe në Bulqizë. Probleme ka në disa akse ku policia këshillon përdorimin e zinxhirëve.

Temperaturat sot janë ulur 3 deri në 4°C.