Sipas MeteoAlb, territori shqiptar paraqitet në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare gjate orëve të para të ditës.

Por gjatë pasdites vranësirat do të jenë më të dukshme në zonat Veriore dhe Jugore duke rrezikuar reshje të përkohshme në vend.

Temperaturat e ajrit pësojnë ulje në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 0°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 16°C.

Era do të fryjë mesatare gjatë orëve të paradites por do të forcohet nga mesdita dhe në vijim duke regjistruar shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 – 6 ballë.