Ultimatumi për portalet/ OSBE letër Ramës: Efekt negativ për lirinë e medias

18/10/2018 - 15:58

OSBE shpreh shqetësimin e saj në lidhje me ultimatumin e vendosur për regjistrimin e portaleve on line, ose në të kundërt rrezikojnë mbylljen. Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, në një letër drejtuar kryeministrit Rama shprehu sot shqetësimin në lidhje me këtë cështje, ndërsa shkruan se nisma mund të të ketë efekt shumë negativ në lirinë e medias.

“Shtetet nuk duhet të imponojnë regjistrimin e detyrueshëm për mediat online si parakusht për punën e tyre, gjë që mund të ketë efekt shumë negativ në lirinë e medias. Kjo praktikë, kur vihet në zbatim, mund të kufizojë ndjeshëm aksesin e publikut në burime të larmishme informacioni dhe pluralizmin e zërave, si edhe gërryen të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të informimit online”, deklaroi Désir.

 Përfaqësuesi u bëri thirrje autoriteteve shqiptare t’i rishikojnë këto masa, të shqyrtojnë të gjitha alternativat e mundshme për trajtimin e çështjes së shpifjes dhe të fillojnë një debat gjithëpërfshirës me aktorët relevantë të shoqërisë civile dhe medias. 

"Është tejet e rëndësishme që të sigurohet më shumë informacion rreth objektivave të saktë të masave të shpallura, si edhe për kriteret mbi bazën e të cilave janë përzgjedhur këto 44 faqe interneti", shtoi Désir. Më tej, ai kërkoi sqarime për bazën ligjore të kërkesës për publikimin e NIPT-it nga ana e këtyre faqeve interneti, si edhe për bazën ligjore për mbylljen e faqeve të internetit. 

 Në përfundim të letrës për kryeministrin përfaqësuesi i OSBE ofroi edhe asistencën e tij ligjore. Désir solli në vëmendje rekomandimet e Zyrës së tij për mbrojtjen e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes në rregullimin e përmbajtjes online në Evropën Juglindore, duke theksuar se çdo rregullim i përmbajtjes online duhet të mbajë parasysh detyrimet ndërkombëtare, përfshirë angazhimet në kuadrin e OSBE-së.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim kryesinë e shoqatës “Durrësi” të përfaqësuar nga intelektualët Shpëtim Metani, Lumt

Monitorimi në lëvizje me kamera i akseve nga Policia Rrugore po nxjerr në pah një nivel shumë të ulët të njohjes dhe respektimit të rregu

Ditët me ngricat duket se i kemi lënë pas.

Bashkia e Pukës ka publikuar këto foto mahnitëse të një liqeni në afërsi të qytetit, sipërfaqja e të cilit është totalisht e ngrirë.

Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Ndjekja" në Durrës, arrestohen në flagrancë tre shtetas, autorë të dyshuar për vjedhjen e një

Policia e Shtetit ka publikuar sot, me emra dhe fotografi, personat më të kërkuar në qarkun e Tiranës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më 12 dhjetor të 2018, ka vendosur të shkarkojë nga detyra kryetarin e Gjykatës së Pukës, Izet Kadana

Qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme do të ndikojnë kushtet e motit në vendin tonë.

Para shumë vitesh, Gentian Zenelaj u shpërngul nga Lezha për të ndjekur studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë.

Ka nisur edhe sot, protesta e banorëve të Unazës së re, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e projektit të "Unazës së Madhe" që prek banesat