"Unaza e Madhe"/ Ndalohet qarkullimi tek ish-sheshi Shqiponja, si do të devijohet trafiku për 4 muaj

24/10/2020 - 13:43

Duke filluar nga dita e hënë, datë 26 tetor do të nisë edhe dejivimi i trafikut në ish-sheshin “Shqiponja”, pasi po vijojnë punimet për ndërtimin e “Unazës së Madhe”.

Autoriteti Rrugor Shqiptar tregon se qytetarët që do të dalin nga kryeqyteti do të devijojnë nga rruga për nga spitali Ushtarak. Ndërsa ata që do të futen në Tiranë do të hyjnë nëpërmjet rrugës nga “Astiri”.

“Drejtimi qarkullimit të mjeteve nga segmenti “Dritan Hoxha” për në rrugën “29 Nëntori” nuk do jetë më sipas rrethrrotullimit, në fazën 3 rrethrrotullimi hiqet.

Do kemi një devijim të vogël në të djathtë në rrugën në rrugën dytësore, të gjithë e njohin si Raiffeisen Bank. Është bërë mbushja në aksin kryesor të trupit të rrugës për të mundësuar këtë devijim të lehtë, në drejtim të rrugës “29 Nëntori”, që është dalja për në Durrës.

Për të gjithë ata që qarkullojnë nga drejtimi i Durrësit në drejtim të Tiranës do jetë i njëjti plan qarkullimi deri në sheshin “Shqiponja”, duke marr devijimin në të djathtë për pjesën e Pallatit me Shigjeta.

Për ata që duan të aksesojnë rrugën “Dritan Hoxha” do aksesohen në semaforin e rrugës “Abedin Rexha” e cila të nxjerr në pjesën e zonës së Helikopterëve dhe me tre rrugët dytësore aksesohen në rrugën “Dritan Hoxha”.

Qarkullimi i mjeteve nga rruga “Teodor Keko” për tek rruga “Dritan Hoxha” do bëhet po përmes rrugës “Abedin Rexha”. Pjesa e automjeteve që vjen nga Veri i vendit do të aksesohet nga ana e urës së Babrroit për të dyja drejtimet”, sqaroi drejtori ARRSH, Ergys Verdho.

Kjo situatë pritet të zgjasë për katër muaj, që përkon edhe me përfundimin e punimeve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Petrit Prifti, xhaxhai i 32-vjeçarit Silvi Priftii cili rezulton i zhdukur që nga dita e djeshme kur hyri në det për peshkim, ka dhënë de

“Nata e Bardhë”, e cila tashmë është bërë traditë për kryeqytetasit, nuk mungoi as këtë vit të vështirë për shkak të pandemisë.

Arqipeshkëvia Metropolitane Tiranë – Durrës, njofton se Imzot George Frendo është shëruar nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.253 testime, prej të cilave 133 janë testime janë kryer për ars

Një tjetër mjek ka humbur jetën. Është ndarë nga jeta sot në moshën 67- vjeçare mjeku pediatër nga Kavaja, Hidajet Deda.

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Durrësit dhe polumbarët janë vënë kërkim të një 32-vjeçari, i cili ka humbur kontaktet që nga dita e djeshme kur hyri në det pë

Shqipëria përkujton sot 76-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashistë në Luftën e Dytë Botërore.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të vranët dhe me reshje në të gjithë terr

Shqiptarët renditen të dytët në Itali sa i përket numrit të punëtorëve të rregullt e që kontribuojnë në sigurimet shoqërore.