Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Unioni Europian i Kontrollorëve Ajrorë reagon për kolegët shqiptarë: BE të shikojë nga afër çfarë po ndodh në Shqiperi

10/04/2021 - 15:54

Unioni Europian i Kontrollorëve të trafikut Ajror ka reaguar sërish sot në një deklaratë për media pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, që na në burg dy kontrollorët Armando Fezga dhe Muhin Mezini, dhe caktoi “arrest shtëpie” për Flora Ndrecën.

Në krye të deklaratës theksohet se: "Nëse dëshironi të kuptoni se si një qeveri mund të terrorizojë qytetarët e saj, hidhini një sy Shqipërisë”.

“Nëse keni dashur të dini se si një qeveri mund të terrorizojë qytetarët e saj, hidhini një sy Shqipërisë. Pasi Albcontrol injoroi të drejtat e punëtorëve dhe Unionit për një vit, qeveria po godet tani me Kontrolluesit e Trafikut Ajror”, thuhet në deklaratë.

“Kontrolluesit e Trafikut Ajror në Shqipëri e kanë të pamundur të flasin në media, pasi janë nën kërcënimin e humbjes së punës. ATCEUC i bën thirrje çdo institucioni të BE-së të shikojë nga afër se çfarë po ndodh në Shqiperi. Një sjellje e tillë po skualifikon çdo vend për t’u bërë anëtar i Bashkimi Evropian, një Komunitet ku ne përqafojmë të drejtat e njeriut, atje ku jemi kanë një kolonë të të drejtave sociale. ATCEUC i bën thirrje komunitetit të aviacionit të shikojë nga afër se çfarë po ndodh në Shqipëri. Kontrolluesit e Trafikut Ajror nën një stres të jashtëzakonshëm nga frika për lirinë e tyre”, vijon deklarata.

ATCEUC u kujton linjave ajrore se fluturimi mbi territorin shqiptar paraqet një rrezik të shtuar për shkak të konfliktit midis qeverisë dhe stafit vendas, si dhe faktit që personeli i huaj i pa miratuar siç duhet mund të punojë në Tiranë tani.

Në mbyllje të deklaratës, ATCEUC rekomandon pilotët që të tregojnë kujdes të jashtëzakonshëm kur vendoset të fluturojë përmes hapësirës ajrore shqiptare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

"Unë jam polic në Fier dhe po udhëtoja nga ky qytet drejt Tiranës. Përgjithësisht rrugës së kthimit marr njerëz.

Një avion me 267 ushtarë amerikanë ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të stërvitjes së pëbashkët, "Defender Europe 21" që po zhvillohet në

Shqipëria vijon të shënojë shifra në rënie të rasteve Covid.

Nga e hëna, në prag të sezonit turistik, nis, përgjatë vijës bregdetare të Durrësit, aksioni i madh i pastrimit.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka falenderuar vendet të cilët kanë mbështetur Izraelin në këtë situatë ku një prej tyre ësht

Disa ekspertë kanë sugjeruar se një model i ngjashëm mund të përdoret për të mbledhur të dhëna për variantet e COVID-19, dhe për t’i kësh

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik ka ndikuar dhe tregun e pasurive të paluajtshme në bregdet.

Dita e sotme do të nisë me një mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare, të cilat gjatë paradites herë pas herë pësojnë zhvillim duke sj

Ministrja e Shëndetësisë,Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka publikuar shifrat, për vaksinimet që janë kryer

Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për vrasjet e fundit në Elbasan dhe në Vlorë, ku theksoi se autoritetet shqiptare