Universiteti i Durrësit rifillon mësimin, ceremoni nderimi për viktimat e tërmetit

08/12/2019 - 18:21

Ditën e nesërme, Universiteti i Durrësit do të rihapë dyert sërish pas shkëputjes së detyruar për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

Pas akt konstatimit të ekspertëve të Institutit të Ndërtimit për të treja godinat universitare, u vendos që mësimi të fillojë më 9 dhjetor, pasi ndërtesat nuk kanë pësuar dëme dhe janë të sigurta për të mirëpritur stafin dhe studentët.

Universiteti do të organizojë një ceremoni nderimi ku do të marrin pjesë dhe 51 vullnetarë, në nderim të po aq viktimave të tërmetit, ku rektorja Kseanela Sotirofski, do të mbajë një fjalë të shkurtër.

NJOFTIMI I PLOTË

Senati Akademik i Universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës, pas inspektimit të godinave nga specialistë shqiptarë dhe italianë, mori vendimin që procesi mësimor nesër më datë 9 dhjetor. Procesi mësimor rinis në kushte dhe mjedise tërësisht të sigurta.

Nesër në orën 10:00, në Kampusin e Spitallës,  universiteti do të organizojnë një ceremoni nderimi ku do të marrin pjesë dhe 51 vullnetarë (në nderim të po aq viktimave të tërmetit).

Znj. Rektore Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, do të mbajë një fjalë të shkurtër. Po ashtu disa vullnetarë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Artan Hoxha ka publikuar në emisionin Opinion detaje të tmerrshme për “grupin Hajri”, i cili dyshohet se rrëmbyen dhe më pas vranë 49-vje

Një burrë është filmuar nga kamerat e siguirsë së një supermarketi në Durrës ku shihet teksa braktis të shoqen sapo ndjen lëkundjet e tër

Pas tërmetit me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter, ka ardhur dhe një reagim nga ministria e Mbrojtjes.

Një tërmet i fuqishëm sapo ka rënë në Durrës dhe është ndjerë shumë i fortë edhe në Tiranë.

Një tërmet i fortë ka shkunndur Durrësin, vetëm pak minuta më parë.

Kontrollit të Lartë të Shtetit kallëzon në Prokurorinë e Tiranës, ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato.

Vijon aksioni për arrestimin e personave të përfshirë në pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës.

112 pallate dhe 343 shtëpi të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit do të shemben.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Juri Kim ka zhvilluar ditën sotme një sërë takimesh prezantuese me disa prej ministrave shqiptarë.

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019, pasi ka kualifikuar sot padinë e kryeb