Universiteti i Mjekësisë ndërpret mësimin gjatë dhjetorit, shkak dëmtimet nga tërmeti

13/12/2019 - 18:22

Në Universitetin e Mjekësisë nuk do të zhvillohet mësim përgjatë muajit dhjetor. Vendimi është marrë nga Rektorati i Universiteti, për shkak të dëmtimeve që ka pësuar godina nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Studentët do të mund të rikthehen në auditore më 6 janar të 2020-ës.

Edhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, pjesë e Universitetit Politeknik të Tiranës, mësimi do të nisë po në 6 janar.

Sa i përket fakulteteve të tjera të këtij universiteti, mësimi do të nisë të hënën e 16 dhjetorit.

Ndërkohë, në Universitetin e Tiranës mësimi ka nisur më 10 dhjetor, si dhe po diskutohet për oret e pazhvilluara të mësimit se kur do të zëvendësohen.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjyqtari Piro Sota i gjykatës së Fierit ka liruar nga burgu një tjetër person të rrezikshëm, shtetasin Sardian Sulejmani pjesëtar të "Ban

Situata e gripit në Durrës ka shënuar numër rekord fëmijësh në urgjencën pediatrike.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka kallëzuar policët, të cillët shoqëruan Dritan Dajtin për  trajtim në një klinikë private.

Janë sekuestruar paraprakisht rreth 300 mijë metra katrorë tokë dhe hotele e makina me vlerë 5 milionë euro, nga pronat e grupit që u bë

Ndërsa ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është në kërkim për tre akuza, gruaja e tij pronare e vetme e kompanisë “Kajmaku” shpk, Mer

Një grup ekspertësh italianë kanë mbërritur në Shqipëri për të ndihmuar për hetimet që po zhvillohen për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i

Shqipëria dëboi në mesin e javës së kaluar (15.01.2020) dy diplomatë iranianë, të identifikuar nga autoritetet si Mohammad Ali Arz Peiman

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani ditën e sotme do të dalë sot para Komisioni të Pavarur të Apelimit.

Dita e sotme do të nisë me kthjellime dhe vranësira të lehta.