Urdhri i Ardi Veliut për policët: Dorëzoni telefonat në komisariate, po dekonspironi ngjarjet

22/01/2020 - 11:56

Ky ishte një ndër objektivat e Policisë së Shtetit në vitin 2013, që në njëfarë mënyre edhe u arrit, duke reklamuar përballë publikut një Polici gjithmonë në luftë me krimin, që arrinte rezultate mbresëlënëse, me fushata aksionesh dhe krime që u fshiheshin me sukses syve të publikut.

Herë pas here ishte media ajo që dëmtonte fasadën e bukur të krijuar nga Policia dhe që jo rrallë shpallej “armike” e Policisë. Në 7 vjet, drejtuesit e Policisë e ministrat e Brendshëm kanë firmosur shumë urdhra të brendshëm për të ndaluar komunikimin me mediat, që në fakt edhe këto urdhra kanë përfunduar duke u bërë publike po në media. Edhe pse kanë kaluar gati 7 vite që kur një ish-drejtues Policie urdhëronte punonjësit e Policisë që të mos kishin asnjë komunikim me mediat, duket se situata është ende e njëjtë.

Pas çdo krimi të rëndë, ministri dhe Drejtori i Përgjithshëm japin urdhra e paralajmërojnë policët duke u faturuar “fajin” për moskapjen e autorëve, me arsyetimin se bashkëpunojnë me gazetarët. Urdhri më i fundit vjen 5 ditë pasi në Tiranë ndodhën tri krime të rënda.

Një 48-vjeçar u mor peng në Kamzë dhe ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij, një çift bashkëshortësh u sulmuan nga grabitësit brenda shtëpisë së tyre dhe mbetën të plagosur rëndë dhe një 28-vjeçar u ekzekutua në një prej zonave më të populluara të kryeqytetit. Policia pretendon se të dyja ngjarjet janë të zbardhura, por autorët nuk kapen pasi aksionet e Policisë dekonspirohen.

Për këtë arsye, Ardi Veliu ka urdhëruar dje të gjithë punonjësit e Policisë që të mos mbajnë celularë me vete gjatë kohës që janë në shërbim. Drejtori i Përgjithshëm detyron policët që t’i dorëzojnë telefonat në komisariatet apo drejtoritë përkatëse dhe më pas të vijojnë shërbimin. Në këtë formë, duket se kthehen në përdorim radiot e Policisë, që prej shumë vitesh shiheshin shumë rrallë në duart e oficerëve të Policisë, raporton "Panorama".

E me sa duket, teoria që urdhri i dytë anulon të parin, vlen edhe për këtë rast. Pasi urdhri i mëparshëm i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë detyronte efektivët që të mos e fiknin në asnjë moment celularin me numrin “41”, numri serial i Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata ka vendosur "arrest me burg" për biznesmenin nga Durrësi Besnik Leka, i cili u arrestua në aeroportin e Rinasit pasi iu gjet një

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka urdhëruar sot lëvizjen e disa shefave të komisariateve të rëndësishme në Shq

Prokuroria e Tiranës nis kryesisht hetimet për abuzimet me çmimet për produktet që shërbejnë për parandalimin e simptomave të gripit.

Mbi 25 tonë mbetje të paligjshme janë sekuestruar në Portin e Ankonas në Itali.

Dhoma e Tregtisë Lezhë ka reaguar pas arrestimit nga policia me urdhër të Prokurorisë, të kryetarit Pashk Palokaj.

Në përfundim të mbledhjes së Task-Forcës, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me korona

Edhe gjatë paradites së sotme në vendin tonë do të mbizotërojë një mot i kthjellët.

Kontrollorët e trafikut ajror në Itali do të zhvillojnë një grevë 24 orëshe sot (e martë), e si pasojë priten anulime apo vonesa të flutu

Shkolla “Udha e Shkronjave” ka anuluar vendimin e saj për pezullimin e mësimit pasi Ministria e Arsimit njoftoi se do t’i hiqte licencën.

OSHEE Durrës njofton se në kuadër të investimeve që do të kryhen në rrjetin 110KW Rrashbull-Sallmone (Sukth) do të ndërpritet energjia el