Ushtria zbarkon në grykëderdhjen e Erzenit, nis pastrimi i mbetjeve urbane në këtë plazh!

80 forca të ushtrisë me makina të rënda e ekskavatorë, kanë zbarkuar në një prej pikave të nxehta të plazheve të Durrësit, në veri të tij. Forcat e ushtrisë janë angazhuar për pastrimin e plazheve në grykëderdhje të Erenit deri në fshatin Jubë.

15 tonë mbeturina të ndryshme, bidonë plazstikë e mbetje urbane të gjithëfarëllojshme kanë pastruar deri tani ushtarët në bregun e detit.

Aksioni pritet të vijojë me pastrimin e bregdetit deri në Porto Romano nga ana e forcave të ushtrisë gjatë ditës së nesërme.

Ky aksion është ndërrmarrë nga bashkia Durrës me Katundin e Ri dhe ushtrinë shqiptare për të siguruar një bregdet të qetë e të pastër.

K.H.