“Vajza me hemorragji, me lejoni ta shoqëroj në spital”- Gjyqtarja Margjeka kërkon leje nga SPAK

18/09/2020 - 10:14

Gjyqtarja Mimoza Margjeka, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi u zbulua se ishte pjesë e një skeme korrupsioni me mijëra euro, ka kërkuar leje nga SPAK për të vizituar vajzën e saj.

Sipas "News24", gjyqtarja ia ka dorëzuar kërkesën SPAK, për të marrë leje për të parë vajzën e saj.

“Gjatë kohës që ndodhem në masë arrest shtëpie vajza ime ka manifestuar një gjendje hemorragjie, gjak nga hundët, ngjarje e ndodhue në datën 15.09.2020. Kam njoftuar mjekun e lagjes, i cili nëpërmjet rekomandimit me shkrim ka udhëzuar për vizitë klinike pranë specialistit përkatës. Në kushtet që ndodhen në arrest shtëpie e kam të pamundur të asistoj vizitat dhe mjekimin e vajzës për shkak se edhe bashkëshorti siç edhe jeni në dijeni ndodhet në paraburgim me vendim gjykatë dhe nuk kam njerëz të tjerë familjare apo të afërm të më ndihmojë. Ju lutem më mundësoni nëpërmjet ndonjë akti shkresor të lëshuar nga ju, miratimin e shoqërimit të vajzës në kryerjen e vizitave mjekësore”, thuhet në shkresë.

Në përgjigje, Prokuroria e Posaçme ka vendosur të mos e miratojë lejen e gjyqtares.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli Bashkiak Durrës ka kaluar me shumicë votash pikën nr.5 të rendit të ditës që kishte të bënte me rritjen e çmimit të abonesë mujo

Nëse tashmë po mendon për udhëtime për vitin 2021, je në vendin e duhur!

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të prokurores së Durrësit, Enkeleda Osmani.

Komunitetit Mysliman i Shqipërisë ka reaguar lidhur me sulmet terroriste që ndodhën në Francë, ku humbën jetën disa persona.

Eksperti i shëndetit publik, mjeku Erion Dasho ka denoncuar përmes një postimi në Facebook rastin e një të riu me Covid, i cili ka patur

Një naftëtar i është përgjigjur Ramës nga Ballshi për grevën pasi kryeministri dje u bëri thirrje që të marrin shembull nga Liga Profesio

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Durrës që do të mbahet në mesditë, dy nga pikat e rendit të ditës (pika nr.3 dhe pika nr.15) k

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar se duke filluar nga sot të gjitha seancat dëgjimore me subjektet e rivlerësimit do të bëhe

Sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Durrëa, pritet të kalojë për miratim lista e shtatë me subjektet përfitues të programit të grantit