Një incident ndodhi me një vajzë sot në plazhin e Durrësit, e cila pasi kishte humbur ndjenjat, ishte rrëzuar në tokë duke u përplasur me murin e një godine.

Fatmirësisht, e reja u konstatua nga punonjësit e Policisë Bashkiake të Durrësit gjatë patrullimit të tyre në plazh, pjesë e rutinës së përditshme të punës.

Vajzës iu dha menjëherë ndihma e shpejtë nga ana e efektivëve të Bashkiakes, të cilët më pas njoftuan ambulancën dhe Policinë e Shtetit.

Vajza ka shpëtuar pa lëndime të forta.