Vakanca në GjK, KED shqyrton nesër 3 kandidaturat e tjera nga Presidenti e Kuvendi

24/11/2020 - 19:04

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet ditën e enjte për të shqyrtuar 3 kandidatët e tjerë për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Do të jenë kandidatët Aldona Sylaj, Ardita Buna (Alsula) dhe Shaqir Hasanaj, të cilët do të verifikohen nga KED, me këtë të fundit që do të marrë vendimin nëse këta kandidatë do të lejohen të kndidojnë ose jo për vendin në “Kushtetuese”.

Gjatë zhvillimet të mbledhjeve të KED-së është vendosur që të marrë pjesë vetem nga një përfaqësues nga secili institucion.

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, thërret mbledhjen e tij të radhës ditën e enjte, datë 26.11.2020, ora 14.30, me këtë rend dite:

1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatëtpër vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020:

– Aldona Sylaj.

– Ardita Buna (Alsula).

– Shaqir Hasanaj.

2. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatëtpër vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020:

– Ardita Buna (Alsula).

3. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm.

Në kuadër të masave shtesë të për të parandaluar përhapjen e COVID-19, të miratuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e datës 17.11.2020, sipas të cilave ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, nga të ftuarit është kërkuar që, për të siguruar respektimin e këtyre masave, gjatë zhvillimet të mbledhjeve të KED-së të marrë pjesë vetem nga një përfaqësues nga secili institucion.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria shqiptare shpall person të padëshirueshëm një diplomat rus, duke i kërkuar largimin nga vendi për 72 orë pasi nuk ka respektuar m

Përfundon riparimi i shkollës profesionale “Hysen Çela” në Durrës.

Komiteti i Ekspertëve ka vendosur sot që ora policore të vijojë dhe në javët në vijim, po ashtu dhe në universitete mësimi të jetë online

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer gjithsej 3088 testime dhe kanë rezultuar pozitivë

Ndëshkohen me masë administrative 453 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.  

“Skandal!”, “Tmerr i vërtetë!”, “Faqja e zezë!”

Eugena Tomini, shefe e shërbimit të epidemiologjisë në ISHP emërohet zv.ministre e re e Shëndetësisë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se që prej datës 20 janar 2021, ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Kës

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton për përkeqësim të motit në vendin tonë.

Sot mbushen 10 vjet nga ngjarja e rëndë e protestës së “21 janarit”, ku katër persona u vranë në bulevard, teksa opozita e asaj kohe prot