Vakancat në Kushtetuese, KED përjashton nga gara 3 gjyqtarë

26/11/2020 - 20:41

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përjashtuar nga gara për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese 3 gjyqtarë. KED ka vendosur sot ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese Aldona Sylaj, Ardita Bunaj dhe Shaqir Hasanaj.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit, përfaqësuesit e Presidentit të Republikës, si edhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.

Pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

A: Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese:

1. Aldona Sylaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

2. Ardita Buna, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

3 . Shaqir Hasanaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

4. Ardita Buna, vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.

Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Në mbledhjen e sotme Këshilli miratoi përfshirjen në rendin e ditës, mbi propozimin e një anëtari, edhe te diskutimeve mbi ecurinë e vakancës së shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 dhe të vakancës së shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020 duke vendosur të informojë këto organe të emërtesës mbi gjendjen ku ndodhet secila nga vakancat e shpallura prej tyre. Gjithashtu, ky këshill do të njoftojë organet e emërtesës edhe se do të fillojë të kryeje veprimet paraprake të fazës pasardhëse në referim të nenit 240 të ligjit 115/2016 dhe Vendimit nr.5 të KED, të datës 02.04.2019 (i ndryshuar).

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtuesi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me efektet e vaksinës anti-COVID në vendin tonë

Kryebashkiakja në detyrë e Durrësit, Emiriana Sako, ka njoftuar me anë të një postimi në rrjete sociale se ka nisur vlerësimi i dëmeve që

Ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë janë miratuar disa vendime, mes të cilëve edhe për rekrutimet në administratë.

Dekani i Fakultetit të Biznesit në UAMD, Shkëlqim Fortuzi, ka denoncuar në rrjete sociale atë që ai i konsideron gjoba për biznesin e vog

Një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të këtij viti, bashkia e Durrësit e ka planifikuar për ta përdorur për rikonstruksionin e akseve

Tirana International Airport (TIA) ka bërë me dije uljen e tarifës së pasagjerit dhe ka informuar gjithashtu edhe një plan investimesh në

Shijaku ka qenë një nga zonat e prekura nga përmbytjet, ku si pasojë e reshjeve të shumta gjatë janarit, ka dalë nga shtrati lumi Erzen.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona nga COVID-19, ndërsa nga 3512 teste të kryera jan