Vaksina Pfizer, Manastirliu: 40.000 doza brenda shkurtit, të tjerat në korrik

21/01/2021 - 21:58

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se sipas kontratës me Pfizer, në Shqipëri do të vijnë deri në shkurt më shumë se 40 mijë doza të kësaj vaksine.

Manastirliu pohoi se pjesa tjetër e vaksinave nga kjo kontratë (që në fakt janë dhe pjesa më e madhe e tyre, rreth 460 mijë doza) do të fillojnë të vijnë në fillim të korrikut.

Sipas ministres, periudha tjetër kohore do të mbulohet nga vaksina të siguruara me mekanizimin e Covax dhe nga negociata me kompani të tjera që qeveria shqiptare është duke kryer.

“Dërgesa e tretë e Pfizer pritet të vijë në fillimet e muajit korrik. Ndërkohë kemi kontratën me COVAX”, u shpreh Manastirliu.

Ky fakt është konfirmuar në fakt edhe nga publikimi i kontratës nga gazetarja Valmora Gogo, sipas së cilës parashikohet që pjesa tjetër e vaksinave Covax të mbërrijë në vend tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2021.

Më tej ministrja foli edhe për çështjen e konfidencialitetit të kontratës, duke pohuar se kompania e ka patur edhe me vende të tjera.

“Kontrata me nuk është e bërë e tillë vetëm me Shqipërinë. Edhe vendet e tjera kanë kërkuar konfidencialitet. Kontrata ruhet nga sekreti tregtar për arsye se ata kanë një ekskluzivitet vaksinash dhe ky ishte një kusht i panegociueshëm. Kjo kontratë është miratuar nga parlamenti shqiptar. Akti normativ kërkuan ruajtjen e sekretit tregtar”, tha Manastirliu.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Facebook”  ka bërë të hënën një thirrje për partitë politike, duke u kërkuar atyre të jenë transparente për mënyrën se si do të financoj

Në Shqipëri vijojnë të mbeten të larta shifrat e viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit me rastin e 8 Marsit ka zhvilluar një vizitë në Qendrën për Shërbime Mbrojtëse, Fuqizuese dhe Emergjente

Fëmijët e një shkolle jopublike në qytetin e Durrësit kanë surprizuar gratë e shtruara në repartin Covid, në spitalin rajonal, por edhe i

Në vijim të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, autoritetet greke kanë vendosur shtyrjen e afati

Urdhri i mjekut Durrës, përmes një postimi në rrjete sociale, ka uruar të gjitha mjeket e rajonit të Durrësit, të gjitha bluzat e bardha,

Ditën e sotme, në sallën e Këshillit Bashkiak Durrës, me rastin e 3 vjetorit të themelimit të saj, që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Gr

Gjatë fundjavës, policia gjobiti 2511 shtetas që nuk kanë zbatuar masat anticovid, 2488 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Luan Dacin, gjyqtarin e pezulluar të Ko

Sot, në ditën ndërkombëtare të gruas, teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës vjen me një nismë të re, me një tribut ndaj të gjithë atyre në