Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale një qira për stadumin Air Albania, që aktualisht është në dispozicion për procesin e vaksinimit ndaj COVID-19, që në vendin tonë ka nisur prej datës 11 janar.

Sipas Report Tv, arsyeja e kësaj kërkese është sepse gjatë kësaj periudhe stadiumi ka një kosto të konsiderueshme mirëmbajtje. Gjithashtu FSHF-së i është premtuar që stadiumi do të jenë në dispozicion të tyre para datës 28 mars, kur Kombëtarja do të luajë ndeshjen kundër Anglisë për eliminatoret e Botërorit.

Shqipëria filloi procesin e vaksinimit më 11 janar me 975 dozat e para të Pfizer. Kryeministri Rama u shpreh se këto ishin dhuratë nga një vend mik, emrin e së cilës nuk e bëri të ditur. Ndërkohë vendi ynë është në pritje 10.000 dozave të para të vaksinës nga marrëveshja me Pfizer prej 500 mijë dozash, të cilat do të mbërrijnë brenda muajit janar.