Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës prej mesditës së sotme.

Ai vizitoi qendrën e vaksinimit në sheshin “Liria”, ku operatorët turistikë morën dozën e parë të vaksinës ndërsa më pas u zhvendos në sheshin te Sfinksi ku u takua me të rinjtë, votues për herë të parë.

Por teksa po kalonte në njërin shesh tek tjetri, një numër i madh makinash shoqëronin kryeministrin, siç duket edhe në videon e mëposhtme.