Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu, por në një intensitet më të ulët sesa dje.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 06ºC deri në 14ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC në 21 ºC dhe në zonat bregdetare nga 13C në 21ºC.

Era do të fryjë në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 6 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 05ºC deri në 13ºC dhe në zonat e ulëta nga 08ºC në 15ºC.

Në fotot e mëposhtme do të gjeni motin dhe temperaturat në qytetet kryesore të vendit dhe jo vetëm: