Vazhdojnë kërkimet për 31-vjeçarin në Durrës, dyshohet i mbytur

23/06/2019 - 21:03

Policia e Durrësit njofton lidhur me zhdukjen e 31-vjeçarit pasditen e kësaj të diele se dyshohet të jetë mbytur, ndërsa trupi i tij nuk është gjetur ende.

"Më datë 23.06.2019, rreth orës 15:07, në lagjen nr.1, Durrës,shtetasi D.M.,31 vjeç, banues në Skrapar, dyshohet të jetë mbytur në det. Shërbimet e Policisë së Rendit dhe Policisë Kufitare janë angazhuar maksimalisht në gjetjen e këtij shtetasi", informojnë blutë e Durrësit.

NGJARJA

I riu me emrin Doland Molla, banues në Skrapar, kishte shkuar për t’u larë në një prej plazheve në Currila, e teksa ka lënë në çadër rrobat dhe mjetet e tjera, pasi ka hyrë në det nuk ka mundur të dalë dot më prej andej. Ngjarja ka alarmuar dy miqtë e tij të cilët kanë lajmëruar policinë kufitare, dhe kjo e fundit me mjete e personel ka nisur kërkimet por deri tani nuk është bërë e mundur të bjerë në gjurmët e të riut.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ngjarja e 15 gushtit në Porto Palermo, ku Mihal Kokëdhima, pronar i një resorti që u shemb nga IKMT, sulmoi familjen e miliarderit spanjo

Gazetari Çim Peka ishte i pari që hapi sezonin politik të emisioneve LIVE me një intervistë me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bas

Në Shqipëri, Partia Demokratike, iu drejtua sot zyrtarisht Prokurorisë duke kërkuar që të nisë verifikimet lidhur me kryebashkiakun socia

Pushime verore po u vjen fundi dhe në muajin shtator pritet të mbahet mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Durrës.

Zbardhen detaje nga plagosja e 48-vjeçarit, në një fshat të Shijakut, gjatë tentativës së tre personave për t’i grabitur shtëpinë.

Edhe këtë fundjavë, Shqipëria do të “pushtohet” nga temperaturat e larta.

Që prej disa ditësh në portin e Durrësit ka nisur rikthimi masiv i bashkëatdhetarëve që kaluan pushimet verore pranë familjeve të tyre në

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, zhvilloi një mbledhje analizë me policinë bashkiake.

Gjatë seancës së sotme në gjykatën e Tiranës, ku u dha masa e sigurisë për të arrestuarit pjesë e skemës së mashtrimit me kredi fiktive n

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar përmes një deklarate, pas lajmeve të publikuara në media për transferimin e Dosjes 184 në Prokurorin