Vazhdojnë protestat nga durrsakët për dëmet e tërmetit, peticione e ankesa drejtuar autoriteteve (VIDEO)

14/08/2020 - 12:25

Vazhdojnë protestat nga banorë të ndryshëm të Durrësit përpara Bashkisë së qytetit, në lidhje me problematikat e ndryshme që iu janë shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Këtë të premte, u mblodhën banorët e disa pallateve dhe banesave të dëmtuara, të cilët kërkojnë  të rihapen edhe njëherë aplikimet për grantin e rikonstruksionit.

Mes tyre ka emigrantë, të cilët kërkojnë një mundësi nga autoritetet, pasi nuk kanë qenë fizikisht në vendin tonë gjatë kësaj periudhe për t’u marrë me dokumentacionet që nevojiteshin për aplikim.

Ata deklarojnë se qeveria i ka lënë prapa listave dhe iu nxjerrin shumë pengesa burokratike. Sipas tyre, nuk kanë arritur të aplikojnë pasi nuk kanë pasur informacion nga pushteti qendror dhe ai lokal.

“Kam një biznes të vogël të dëmtuar. Më tha kryetarja e komunës që aplikimet për biznese do të kryhen pas datës 10 gusht. I bëra dokumentet gati dhe erdha pas datës 10, por kryetarja e komunës më thotë që nuk e ke emrin pasi nuk ke aplikuar. Erdha tek ALUIZNI, nuk më kthen njeri përgjigje”, thotë një banor.

 “Kam aplikuar disa herë, por nuk e gjejnë asnjëherë fletën e aplikimit tim. Jam banor i lagjes nr.7, kërkoj të rihapen aplikimet”, ankohet dikush tjetër.

Shqetesimet që këta banorë shprehin janë të shumta, në lidhje edhe me dhënien jo të rregullt të bonusit të qirasë.

“Unë jam në një godinë që është shpallur DS4 për shembje. Kërkoj bonusin e qirasë për muajin korrik, nuk na e kanë kaluar. Pronari i banesës me qira do të na nxjerrë jashtë po nuk i dhamë lekët. Këtu na thonë e ka fajin banka, te banka thonë e ka fajin Thesari. Nuk dimë ku të shkojmë”, shprehet e revoltuar një qytetare.

Një banor nga lagjja nr.8 ka një tjetër problem, i cili kërkon të bëhet vlerësimi i dëmeve të shtëpisë. “Ka mbi dy muaj që është shembur një pallat dhe na ka shkaktuar dëmtime të shumta në banesë: dyer, dritare, mure. Jemi paraqitur me dhjetëra herë, por bashkia e komuna na sorollat. Nuk dimë ku të marrim zgjidhje”.

Rreth 50 persona të pallateve të ndryshme kanë firmosur një peticion, me anë të të cilit kërkojnë mundësinë për të riaplikuar.

“Kemi bërë një peticion për të gjithë ata që nuk kanë qenë këtu, apo nuk kanë pasur mundësi informimi. Ia kemi drejtuar kryeministrit Rama, ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj, bashkisë Durrës, grupit të deputetëve të qarkut Durrës, Partisë Socialiste etj. Ia kemi dërguar të gjithëve. Do të vijojë marrja e firmave”, deklarojnë organizatorët.

S.L.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot janë kryer mbi 1000 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 157 qytetarë teksa ka humbur be

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Një tjetër pallat i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit u shemb sot në Durrës.

Greqia ka rinovuar deri në 12 tetor masat kufizuese me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë.

Artan Broci, avokati i zv.drejtorit të OFL-së, Artan Shkëmbi thotë se do të apelojë vendimin e pezullimit të klientit të tij nga detyra.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme disa zona në Durrës do të kenë shkëputje të energ

Gjyqtarja Mimoza Margjeka është paraqitur pak më parë në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit për të apeluar vendimin e shkallës së

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e djeshme të punësojë 1 mijë mësues shtesë, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19

Këtë të enjte territori shqiptar do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta deri në mesditë, të cilat më të dukshme do të j

Komisioni i Pavarur i Apelimit ka shkarkuar nga detyra kreun e Prokurosisë së Durrësit, Ferdinand Elezi.