Situata e zjarrit vazhdon të ngelet problematike në Shëngjin. Vatra e zjarrit është përhapur deri afër zonave të banuara ndërsa terreni i vështirë malor dhe era ka bërë gjithnjë e më të vështirë izolimin e flakëve.

Nga pamjet duket qartë se zjarri është përhapur në zonën e quajtur Lugu i Lemës dhe gjithashtu janë raportuar disa shpërthime. Kjo situatë ka ndikuar tek pushuesit të cilët kanë filluar të largohen nga hotelet dhe shtëpitë e pushimeve.

Në një njoftim të dalë nga Ministri e Mbrojtjes thuhet se në terren ndodhen rreth 200 efektivë të angazhuar për shuarjen e zjarrit

“Kontribut i përbashkët i trupave dhe mjeteve të MZSH, pushtetit vendor, Forcave të Armatosura dhe banorëve për mbajtjen nën kontroll të zjarrit të rënë në kurorën e gjelbër të Shëngjinit. Asnjë banesë e rrezikuar, ndërkohë që, prej dy ditësh e netësh, FA me mjete e trupa nga Tirana e Shkodra dhe bashkia Lezhë janë në terren dhe do të jenë në aty deri në shuarjen e flakëve. Aktualisht jane 200 efektivëve të nga strukturat e mësipërme të angazhuar për situatën në Shëngjin”, thotë ministria.