Vazhdon largimi masiv i durrsakëve nga qyteti.

Pamjet filmike të mëposhtme janë realizuar pranë mbikalimit të Plepave.

Një rradhë e gjatë automjetesh, duken në sfond, ndërkohë që ikja masive ka nisur që mesditën e sotme.

Eshte hera e parë që qytetarët largohen nga sytë këmbët nga qyteti, nëntoka e të cilit nuk po gjen qetësi prej 3 ditësh.

Tërmeti i 26 nëntorit 6.3 ballë shkaktoi humbje në jetë njerëzish, te plagosur dhe deme kolosale materiale ne pallate, hotele e shtepi private.