Vazhdon shembja e hotel “Lubjanës” në zonën e Plazhit në Durrës, ndërsa ka nisur grumbullimi i inerteve në hotelin tjetër tashmë krejtësisht të shembur, tek “Tropikali”.

Te ky i fundit humbën jetën dy vëllezërit kosovarë që kishin ardhur për të punuar në Durrës, por fatkeqësisht gjetën vdekjen, Isah Abazi, 29 vjeç dhe Shemsedin Abazi, 32 vjeç.

Ndërsa te “Lubjana” fatmirësisht nuk pati viktima, por kanosej një rrezik i madh ditën e parë pas tërmetit pasi në bodrumin e hotelit ndodheshin bombula me sasi të madhe gazi.

Të dielën nisi puna për shembjen e pallatit te lagjja nr.6 dhe te hotel “Vila Verde”.