U akuzuan nga Prokuroria si personat përgjegjës për vrasjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, por dy ditë më Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Dëfrim Hakramën e Edmond Kollarin.

Ngjarja e verës së vitit 2016 do të mbahet mend gjatë, kur në landifillin e Sharrës në Tiranë u gjet i pajetë 17 vjeçari. Në atë kohë vdekja e Gjoklajt u kthye në një përplasje të ashpër politike, pasi opozita e djathtë drejtori gishtin e përgjegjësisë tek kryebashkiaku Veliaj.

Dëfrim Hakrama dhe Edmond Kollari u akuzuan për shkelje të rregullave të punës që për pasojë sollën vdekjen e adoleshentit. Hakrama mbante detyrën e përgjegjësit të firmës “3R” e cila menaxhonte landifillin ku gjeti vdekjen Arditi, ndërsa Edmond Kollari ishte shoferi i fadromës që i mori jetën 17 vjeçarit.