Në bazën e NATO-s “Camp Arena” në Herat, Afganistan, flamuri është ulur në gjysmë shtizë.

Ndërkohë Kontigjenti i V-të Paqeruajtës nderon veprën sublime të dëshmorëve të rënë në Letoni, ku vetëm një natë më parë u nda nga jeta major Klodian Tanushi.

Majori 39-vjeçar ndërroi jetë në spital, pa mundur t’u mbijetojë plagëve ne shpërthimin e së hënës, ku u vra edhe 32- vjeçarja Zarife Hasanaj.

Klodian Tanushi ndodhej i shtruar në “RIGA EAST UNIVERSITY HOSPITAL”, në Letoni dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjendja shëndetësore e tij ishte e rënduar. Mbrëmjen e djeshme, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.