Vdekja e pazbuluar e durrsakut në anijen e mallrave në Britani, familjarët: Pse kaq shumë vuajtje?

14/02/2018 - 09:05

Foto: Alfred Ismaili me tri fëmijët në tij të vegjël në Durrës

Të enjten, më 1 shkurt 2018, Alfred Ismaili nga Durrësi u shpall i vdekur në kalatën e Aleksandrit të portit King’s Lynn (Norfolk), njofton portali britanik “Eastern Daily Press”.

Dega e Hetimeve të Aksidenteve Detare ka nisur një hetim për incidentin, i cili ndodhi në bordin e anijes “SMN Explorer”.

Pothuajse dy javë pas vdekjes së tij, familja e z. Ismaili thotë se pikëllimi i tyre po thellohet duke pritur të shkojë me avion në shtëpi.

Zyra e gjykatës së Norfolkut tha se trupi do të lirohet kur të plotësohen kërkesat e tij. Refik Goli, konsulli dhe sekretari i dytë në Ambasadën Shqiptare në Londër, tha: "Jemi të vetëdijshëm për humbjen e Alfred Ismailit dhe po bashkëpunojmë me autoritetet britanike në këtë rast, megjithatë policia në Britaninë e Madhe ende nuk ka një raport zyrtar mbi shkaqet e vdekjes për të vazhduar me riatdhesimin në Shqipëri".

Z. Ismaili la gruan dhe tre fëmijë të vegjël. Në një deklaratë përmes avokatit të tyre, ata thanë: "Pse kaq shumë vuajtje? Nuk është e drejtë dhe jo e ndershme. Ai nuk ishte një kriminel, thjesht një detar i thjeshtë, duke u kujdesur për familjen e tij."

Avokati shtoi: "Jam i pezmatuar sepse ende nuk ka raport përfundimtar nga departamenti i policisë në Norfolk, ose nga zyra e gjykatësit të Norfolkut. Asgjë. Vetëm prisni, prisni. Nuk është e drejtë. Nuk është njerëzore.
Familja e Alfredit po vuan dhe unë nuk mund të bëj më shumë. Babai i Alfredit është 80 vjeç, në spital
".

Shkaku i vdekjes së z. Ismaili nuk është zbuluar akoma. Shërbimet e emergjencës u thirrën në Alexandra Dock rreth orës 11.28 në mëngjesin e vdekjes së tij. Një zëdhënës i ambulancës tha se u telefonua për të raportur "një dëmtim traumatik" në një anije. Ajo shtoi: "Ishin një ambulancë, një automjet reagimi i shpejtë dhe një oficer i ambulancës. Mjerisht në vendngjarje vdiq një pacient".

Në këtë incident u dërguan gjithashtu zjarrfikës dhe një skuadër e policisë gjyqësore. Policia tha se nuk mund të bënin koment, sepse hetimi po udhëhiqej nga Dega e Hetimeve të Aksidenteve Detare. U tha se hetimi mund të zgjasë deri në 12 muaj.

(Foto 2: Anija “SMN Explorer” ku punonte Alfredi)

Image may contain: outdoor and water

Nga Th. Mustaqi

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare dominojnë në ultësirën perëndimore.

Për dy ditë ( sot dhe nesër, e mërkurë dhe e enjte) në disa zona në Durrës dhe Shijak do të stakohet energjia elektrike.

Komisioneri Europian për Negocimet Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit Johannes Hahn të martën shprehu mbështetjen për të drejtën e pro

Ligoraq Karamelo, numri dy i PBDNJ-së, i cili ka pranuar të marrë mandatin e deputetit të opozitës në listën e Korçës, ka denoncuar tre p

Vrasja e Jurgen Kurtit ka dyshime se është kryer nga dy persona që pas krimit janë larguar me një makinë “Mercedes-Benz”.

“Shën Ndou iu ndihmoftë!”. Kjo është përshëndetja që i bëjnë njëri-tjetrit pelegrinët që i drejtohen kishës së Shën Ndout, në Laç.

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka lënë në burg 4 nga të arrestuarit për protestën e dhunshme ditën e shtunë në datë 16 mars para pa

Ministri fton studentët të orientohen për punësim sezonal në Portin e Durrësit, të aplikojnë në Policinë e Shtetit, dhe për praktika prof

Kryeprokurorja e Përkohshme e Përgjitshme, Arta Marku bëri një analizë vjetore të kriminalitetit në Vlorë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot për të çelur garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, post që mbahet aktualish