Vdekja e punëtorit në Durrës, arrestohen administratori dhe inxhinieri i firmës, rrezikojnë deri në 10 vjet burg

29/01/2020 - 08:41

Vihet në pranga për shkelje të rregullave në punë, administratori dhe inxhinieri i firmës ndërtuese të një pallati, ku në orët e mbrëmjes së djeshme humbi jetën roja i këtij objekti Thoma Rusa, 62 vjeç.

Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte rënë aksidentalisht nga kati i dytë dhe për pasojë humbi jetën, menjëherë ka kryer gjithë veprimet hetimore, në bashkëpunim me prokurorinë dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: 

A. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që ndërton objektin. 

Këta shtetas akuzohen për shkelje të rregullave në punë, pasi më datë 28.01.2020, rreth orës 23:18, në një objekt në ndërtim, humbi jetën aksidentalisht shtetasi Thoma Rusa, 62 vjeç, i punësuar si rojë pranë këtij objekti.

Këta shtetas rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shtyhet afati që kanë qytetarët për të regjistruar ndryshimin e pronësisë së mjetit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugo

Rreziku nga koronavirusi ka anuluar pa afat Komisionin e Venecias. Sesioni plenar do të mbahej në Venecia në 20-21 mars, dhe komisioni do

Moti i keq i dy ditëve të fundit “shërbeu” për të depozituar në shëtitoren “Taulantia” në Durrës grumbuj me leshterikë, të cilët ju mbive

Në orën 18.00 të së premtes përfundon afati për të aplikuar tek platforma online e rindërtimit “Shtëpia ime”.

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas thirrjes së ambasadës amerikane që shtetasit amerikanë të kenë kujdes më datë 2 mars,

Gjatë muajit janar 2020, në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 304 mijë tonë mallra të ndryshme.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri i ka bërë apel qytetarëvet të saj të bëjnë kujdes ditën e hënë kur pritet të mba

Pas lajmit për arrestimin e botuesit dhe analistit Henri Çili, ka reaguar me një qendrim të unifikuar Profesorati i Universitetit Europia

Në Shqipëri botuesi i njohur Henri Çili, pronar i Universitetit Europian të Tiranës, një prej institucioneve arsimore më të mëdha në vend

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në “Twitter” pas publikimit të informacioneve nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Sh