Ka ndërruar jetë në spital 46-vjeçari nga Durrësi që u plagos me thikë në këmbë në datën 7 shtator.

Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima me iniciale A.Ll. ka vdekur ditën e djeshme më 12 shtator në spitalin e Durrësit. Pas 5 ditësh i shtruar në spital, fatkeqësisht ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Autori i krimit është Ilir Haku 44 vjeç, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

Ngjarja

Një konflikt i rëndë mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, në lagjen nr.17 më 7 shtator.

Pas një konflikti për motive të dobëta, Ilir Haku 44 vjeç, ka plagosur me thikë në këmbë shtetasin A.Ll. 46 vjeç.

Të dy protagonistët e sherrit janë me banim në Durrës, ndërsa arsyet e konfliktit të rëndë që çoi deri në përdorimin e armëve të ftohta, sipas policisë, janë për motive të dobëta.