Një ngjarje tragjike ka ndodhur në tragetin e linjës Bari-Durrës mëngjesin e sotëm, pak para se të mbërrinte në bregdetin shqiptar.

Isa Koni 58 vjeç emigrant prej 20 vitësh në Itali, ka humbur jetën pasi ka shfaqur probleme me shëndetin. Sipas dëshmitarëve, Koni është ndjerë keq në traget dhe ka kërkuar ndihmë, por nuk i është dhënë nga stafi i tragetit.

Të afërmit në morg thanë se 58-vjeçari ishte nisur drejt Durrësit për të kaluar pushimet verore, por nuk ka mundur të mbërrijë i gjallë. Eldi Shehi i afërm i viktmës thotë se të 58-vjeçarit nuk i është dhënë ndihma e parë pasi mungonte stafi mjekesor në traget.

Ai akuzon kompaninë e lundrimit për mosdhënien e ndihmës së parë dhe për këtë pohojnë se do ti drejtohen organeve kopetente. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe ekspertët e fushës po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

K.H.