Veliaj: Banorët te Unaza e Re janë paraqitur për shpronësimin

20/11/2018 - 18:33

Prej 15 ditësh banorët e Unazës së Re kanë protestuar për prishjen e banesave të tyre, pa u dëmshpërblyer. Kryebashkiaku Veliaj ka zgjedhur mbledhjen e parë të këshillit të fëmijëve në ditën ndërkombëtare të të drejtave të tyre për të sqaruar protestuesit se pronarët e banesave qe preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe do të shpronësohen 100%, ndërsa për ndërtimet pa leje Bashkia e Tiranës do të ofrojë tre vite bonus qiraje dhe mundësi për banesa sociale.

“Nuk ka asnjë arsye pse një për qind e popullsisë të ndërtojë një shtëpi 3 katëshe, ose në disa raste edhe 8 katëshe në tokën e dikujt tjetër, ndërsa prindërit tuaj do të duhet fillimisht ta fillojnë me qira, pastaj të marrin një kredi, … Jam shumë i lumtur që nga dje banorët e kanë kuptuar që ca politikanë po i përdorin dhe sot kanë shkuar të regjistrohen për t’u shpronësuar. Ky është një lajm shumë i mirë.”

Kryebashkiaku siguroi se ky projekt do t’i japë zgjidhje problemit të trafikut në një nga nyjet hyrëse në kryeqytet.

Unaza do të bëhet, kompensimin do ta marrësh, por nuk e bllokon dot qytetin “Unaza e Re, siç është sot, nuk e përballon të gjithë atë fluks, ka shumë njerëz që vijnë nga rrethet e tjera në Tiranë. Kjo është arsyeja pse po bëjmë një projekt të ri. Ne si bashki jemi përfituesit kryesorë sepse çlirohet i gjithë ai trafik te Unaza e Re.”

Me Këshillin e Fëmijëve kryebashkiaku Veliaj diskutoi edhe disa projekte të veçanta të bashkisë, si ai për ndërtimin e rrjetit të korsive të dedikuara për biçikletat. Ndërsa i ftoi ata që të vendosin një flamur shqiptar për festat e 28-29 Nëntorit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një nga misteret e mëdha mes deputetëve që duhet të prononcohen për djegjen e mandatit është edhe ai i Rudina Hajdasit e cila aktualisht

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për shtimin e punonjësve të Policisë së Shtetit me 100 efektivë të rinj.

Pavarësisht anulimit të seancës së Kuvendit, protesta nesër do të mbahet.

Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo, deklaron se liria e shprehjes nuk mund të justifikojë deklaratat që nxisin dhunën.

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranës, Suzane Schutz ka reaguar pas firmosjes nga ana e deputetëve të Ppozitës për lënien e mandateve.

Pas votimit unanim të Këshillit Kombëtar  të PD-së, për djegien e mandateve ka reaguar OSBE.

Paraditen e sotme, një re tymi ngrihej nga grumbujt e mbetjeve inerte dhe urbane që po depozitohen çdo ditë e më shumë pranë shëtitores “

Qindra qytetarë janë grumbulluar në oborrin e selisë së PD-së, duke duartrokitur vendimin e marrë nga Këshilli Kombëtar i PD-së për djegi

Paraditen e sotme, në ambjentet e kampusit universitar të Universitetit "Aleksandër Moisiu" në Durrës, Rektorja e Universitetit Prof.