Veliaj pret Franco Frattinin, ish-ministrin italian të Punëve të Jashtme

20/10/2018 - 15:47

Franco Frattini, ish ministri italian i Punëve të Jashtme të Italisë, e kishte vizituar Tiranën për herë të fundit në vitin 2013. Ai është rikthyer në kryeqytetin shqiptar pas pesë vitesh, pa mundur ta fshehë entuziazmin për transformimin e madh që ka pësuar Tirana.

“Kam qenë këtu për herë të fundit në 2013-n dhe sot gjeta një qytet më të bukur, më të pastër, dhe mbi të gjitha, rrugë të mrekullueshme”, i tha Frattini kryebashkiakut Erion Veliaj, në një pritje të organizuar në Bashkinë e Tiranës.

Ish ministri italian i Punëve të Jashtme dhe ish-Komisioneri Europian për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë, Franco Frattini dhe kryebashkiaku Veliaj zhvilluan një takim, në të cilin vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve e popujve, si dhe diskutuan mbi mundësinë e intensifikimit të tyre në sektorë të ndryshëm.

Veliaj nënvizoi se Franco Frattini është një nga personalitetet që ka dhënë një kontribut të spikatur në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë, për mbështetjen e pakursyer për integrimin europian dhe në veçanti për udhëheqjen e procesit historik të lëvizjes pa viza të qytetarëve shqiptarë.

Ndërsa, ish ministri Frattini u shpreh i lumtur që rikthehet pas 5 vitesh në Tiranë. “Është një gëzim i madh të takohem me kryebashkiakun e Tiranës, i cili më mirëpriti këtu si një mik, dhe si kryebashkiak i qytetit ku jam “Qytetar nderi”. Vijoj të kem një afeksion të madh për këtë qytet, për qytetarët e Tiranës, dhe gjithë Shqipërinë. Kam qenë këtu për herë të fundit në 2013-n, dhe sot gjeta një qytet më të bukur, më të pastër, dhe mbi të gjitha me rrugë të mrekullueshme, që duhet t’i kemi edhe në Romë, ku fatkeqësisht ka shumë gropa. Kështu që, kryebashkiak eja edhe në Romë dhe të na tregosh si bëhen mirë këto punë”, tha Frattini, i cili në të gjitha detyrat ka qenë një nga avokatët më të zëshëm, por edhe bindës për avancimin e Shqipërisë në proceset integruese.

“Jam shumë i lumtur sot që pres një qytetar nderi të Tiranës, të madhin Franco Frattini, me një mirënjohje të jashtëzakonshme për atë që ka bërë për qytetin dhe vendin tonë, dikur me autoritetin e tij në Bashkimin Europian për liberalizimin e vizave dhe faktin se shumë prej nesh sot nuk janë në radhë nëpër ambasada, po kanë mundësi të udhëtojnë lirshëm. Jam shumë i nderuar se si një qytetar nderi i Tiranës nuk e ka harruar këtë qytet. Më vjen mirë që ai, teksa vijon karrierën e tij në gjyqësorin italian, e mban gjithmonë një sy, një vesh dhe një kokë mbrapa për qytetin e tij të nderit”, tha Veliaj.

Ndërkaq, Frattini shtoi se Europa është destinacioni final për shqiptarët dhe shprehu bindjen se shumë shpejt edhe Shqipëria do të jetë vendi më i ri anëtar i Bashkimit Europian. “Është e vërtetë se si ministër i Jashtëm, si Komisioner Europian, kam punuar që shumë të rinj shqiptarë të mund të vinin në Europë. Europa është destinacioni final për Shqipërinë, i vetmi i mundur. Nuk ka tjetër mundësi për Shqipërinë, përveçse të jetë së shpejti, shpresoj, vendi i ri anëtar i Bashkimit Europian. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe po vijon me përmbushjen e detyrimeve drejt BE”, tha ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga Durrësi, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural nisi sot fushatën për skemat mbështetëse nga Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zh

Teksa pret radhën për të marrë mandatin e tij si deputet, duket se gjërat s’kanë ecur edhe aq mirë në jetën e tij private.

Komisioneri i BE, Johannes Hahn, në një intervistë ekskluzive për DW thotë se kuadri ligjor për të drejtat e pronës në Shqipëri ka dobësi

Ujësjellës Kanalizime Durrës nisi investimin për rikonstruksionin e rrjetit të ri të ujësjellësit nga Mulliri i Bullgarit deri në hyrje t

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  konfirmon në detyrë kryeprokuroren e Korçës, Dhorina Theodhori.

Olsian Çela është kandidatura e parë që regjistrohet për garën e hapur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për pozicionin e Prokurorit të

Shkrimtarja e njohur, Flutura Açka ka komentuar situatën politike dhe vendimin e Holandës për të rikthyer regjimin e vizave për Shqipërin

Përpjekjet e Tiranës për të avancuar çështjen e "Shqipërisë së Madhe" po komplikojnë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë mesditën e sotme me shpërthim të kontrolluar një objekt pesë katësh në qytet

Orët e para të ditës janë dominuar nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin.