Veliaj ulet në kafe me banorët tek Astiri: Konsensus që Unaza do bëhet

06/12/2018 - 11:11

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi që kafenë e mëngjesit sot ta pijë me banorë të zonës së Astirit, të cilët kanë filluar tashmë që të lirojnë vetë ndërtesat e tyre pa leje dhe t’i hapin rrugë projektit të zhvillimit të Unazës së Madhe, njofton Bashkia.

“Ishte një kënaqësi e veçantë që takoja të gjithë miqtë këtu në ‘Astir’ e ta filloja ditën me një kafe dhe një raki të mirë “Skrapari”. Siç u takuam me miqtë nga Tropoja, sot me miqtë nga Tepelena, Korça, Skrapari, sepse besoj që është shumë e rëndësishme të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ajo që kemi një konsensus sot, siç patëm me miqtë nga Tropoja, Kukësi e Dibra, ashtu edhe me tepelenasit, skraparllinjtë e korçarët është që ky projekt duhet të vijojë dhe ne duhet të ecim përpara me zhvillimin e Tiranës”, tha Veliaj.

Teksa falënderoi banorët që janë distancuar nga politika dhe kanë filluar që të zbrazin vullnetarisht objektet që janë në gjurmën e Unazës së Madhe, Veliaj theksoi se ky projekt nuk do të ndalet.

“Dua t’i falënderoj për bashkëpunimin. Shumica prej tyre kanë zbrazur vetë vullnetarisht të gjithë asetet që kanë, dyqanet apo shtëpitë që do preken nga projekti. Dua të falenderoj masivisht banorët e “Astirit” që janë distancuar nga politika. Secili po shikon hallin e vet, të familjes së vet, që të zgjidhë punët e veta. Politika i ka zgjidhur punët e veta, ndaj jam shumë i kënaqur sot për këtë bashkëpunim. Unë besoj që para Vitit të Ri kjo punë do të ketë marrë fund dhe për të gjithë ata që besojnë që mund ta pengojnë qytetin ose mund t’i përdorin protestat si “mish për top“ për interesat e tyre politike e kanë davanë e humbur”, u shpreh Veliaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pedagogët Jani Marka dhe Arlind Qori, të dy nga Lëvizja për Universitetin sqaruan për Ora News linçimin dhe akuzat e adresuara ndaj tyre

E hëna është ditë pushimi për administratën, por jo për studentët, të cilët kanë paralajmëruar protestë.

Ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialogun e ditës së hënë në orën 11:00 për Universitetin, studentët i janë përgjigjur me thirrje.

Artisti i njohur Robert Aliaj i është bashkuar edhe sot protestës së studentëve këtë herë duke recituar bashkë me ta këngën me të cilën m

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka deklaruar se shteti duhet të marrë parasysh kërkesat e studentëve, pasi lë

Këshilli Studentor ka reaguar përmes një deklarate pas tensioneve dhe largimit me forcë të pedagogut, Jani Marka, nga protesta e studente

Prej disa ditësh në urgjencën e spitalit të Durrësit me një urdhër sa absurd dhe qesharak është ndërprerë nga ana e infermierëve aplikimi

Përmirësohet moti në Durrës tri ditë pasi u përfshi nga stuhia.

Momente tensioni kanë shoqëruar studentët pak minuta më parë, të cilët prej orës 10:00 kanë rinisur protestën këtë të diel përpara Minist