Ashtu siç ishte paralajmëruar që një ditë më parë, Shoqëriua Civile e mbështetur nga përfaqësues të Partisë Demokratike dega Durrës, kanë protestuar pranë Velierës, aty ku kanë rifilluar punimet prej pak kohësh.

"Gjyqtarët e Velierës në Vetting popullor, Veliera në Vetting gjyqësor", "Veliera, aty ku nenin gjyqësor e bënë nen shkatërrues", lexohet në pankartat që protestuesit mbajnë në duar.

Ata kërkojnë pezullimin e projektit dhe bllokimin e punimeve në zonën “A” dhe “B”, të konsideruara zona arkeologjike. Shoqëria Civile e ndoqi në disa shkallë gjyqësore kërkesë-padinë për anulimin e projektit por në fund Gjykata Administrative e rrëzoi kërkesën e tyre dhe i hapi rrugë rifillimit të punimeve.