Kjo është veliera “Tiara” që ngeci në zonën e Currilave, në afërsi të Sfinksit, për shkak të motit të keq me det të trazuar.

Katër persona ndodheshin në Velierë gjatë situatës së vështirë, 3 turq dhe 1 amerikan, të cilët dhanë edhe sinjalin SOS.

Operatori i “DurrësLajm” ka filmuar velierën “Tiara”, e cila ndodhet aktualisht ende në det.

Burime nga Kapitenaria thanë për “DurrësLajm“, se 4 personat kanë arritur të dalin vetë deri në breg, ndërsa në mëngjes janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje rreth situatës së ndodhur.

Gjendja e pjestarëve të ekuipazhit paraqitet e mirë. Veliera, e cila vinte nga Mali i Zi, kishte për destinacion Turqinë.