Veliu raporton në Kuvend: Ulet trafiku i lëndëve narkotike; 34.5 mln euro të sekuestruara

21/11/2019 - 10:57

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka raportuar sot në Komisionin parlamentar të Sigurisë duke bërë bilancin e 10 muajve të punës së policisë e duke zbuluar një sërë shifrash që kanë të bëjnë me kriminalitetin.

Veliu tha se janë 29 mijë e 676 vepra penale të evidentuar nga janari deri në tetor të këtij viti dhe është ulur numri i rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike.

Ai deklaroi se synimi i policisë mbetet përafrimi i sigurisë si në vendet e BE dhe sundimi i ligjit në gjithë vendin.

“Synimi im mbetet realizimi i detyrimeve që rrjedhin nga integrimi i vendit. I kemi kushtuar rëndësi shkëmbimit të informacionit me homologët. Gjatë 10 muajve është ulur numri i rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike. Nga janari në tetor 2019 janë evidentuar 29676 vepra penale.
Janë shkëmbyer 15 mijë informacione me partnerët.
Janë sekuestruar në 48 raste lëndë narkotike. Nga 29 mijë vepra penale, janë zbuluar 24 mijë. Janë kryer 91 hetime pasurore. Janë sekuestruar 34 milionë 578 mijë euro dhe 53 milionë në zbatim të ligjit antimafia”
, deklaroi Veliu.

Po kështu ai zbuloi se për vitin 2019 ka pasur 14 vrasje në familje me 17 viktima dhe 80 vrasje në tentativë, 2 nga pakujdesia.

“Janë evidentuar 49 vrasje nga 45 në vitin e shkuar. Janë zbuluar 40 prej tyre, ose 65 autorë të dyshuar. Gjithashtu janë evidentuar 131 raste të krimeve seksuale
Shqetësim përbën dhuna në familje ku janë evidentuar 4032 raste.
1400 të mitur të dyshuar si autorë të veprave penale si vjedhje, kanosje dhe shkelje e rregullave të qarkullimit
”, deklaroi më tej kryepolici Veliu.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një punonjës i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Një grupim i quajtur “Guard Tower” apo “Kulla e rojes”, dyshohet se ka rekrutuar familjen Josifi nga Përmeti që çoi në vetëflijimin e Zha

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar ambulancën e fshatit Zogaj në Shkodër, e cila është reh

OSHEE njofton se në disa zona të Durrësit do të ketë shkëputje të energjisë elektrike më 7 korrik në intervalin kohor 06:00-14:00, si pas

  • Kontrolle të shtuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 74 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Dy persona kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv gjatë 24 orëve të fundit.

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo vjen me një tjetër thirrje të fortë për qytetarët shqiptarë, teksa vendi ynë po përballet ende me

Konfirmohet rasti i parë i prekur me Covid-19 në Shijak.

Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë me kthjellime dhe vranësira, të cilat do të sjellin reshje të pakta në zonat Jugore.